Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari i identifikuar me inicialet T.D është arrestuar nga Policia nr.1 në Tiranë. Nga policia bëhet me dije se rasti është ende duke u hetuar.