Shqipëria ka siguruar 1 milionë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama, i cili sapo mbërriti nga Turqia, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë doza të vaksinës kineze. Rama tha se sot mbërrijnë 192 mijë doza, ku detajet do t’i jap në konferencën për mediat që do të ketë pak minuta më pas. Gjatë një konference për mediat nga aeroporti i Rinasit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina.
Ditën e sotme Rama ishte në Stamboll për marrëveshjen me kompaninë turke për lëvrimin e vaksinave kineze kundër koronavirusit. Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit dhe dei më tani është përqëndruar tek arsimtarët, bluzat e bardha dhe të moshuarit.