• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Meta publikon nismën për mbrojtjen e zgjedhjeve, denonconi parregullsitë dhe shitblerjen e votës

25/03/2021
in Politikë
0
Meta: Të hetohen me urgjencë krimet zgjedhore! Mund të ketë surpriza në 25 prill

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot një nga nismat e tij për mbrojtjen e zgjedhjeve. Ai ka bërë publike adresat www.president.al ose www.president.al/denonco/ dhe ka ftuar qytetaret në një Aleance për të garantuar një proces elektoral të lirë e të ndershëm.

Në këto adresa qytetarët mund të denoncojnë çdo shkelje gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor. ‘Rreziku i shit-blerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues’. ‘Prandaj, shkruan Presidenti në postimin e tij në Facebook, të gjithë bashkë, ne duhet të jemi barrikadë për të ndalur një herë e mirë, këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për një vend demokratik!’.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

TË MBROJMË ZGJEDHJET, TË MBROJMË PLURALIZMIN, TË MBROJMË DEMOKRACINË!

DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR në: www.president.al ose www.president.al/denonco/

Të nderuar qytetarë,

Nga sot na ndajnë vetëm 30 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Për këtë arsye dua të ndaj me Ju nismën time ‘DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR’, ku çdo qytetar mund të denoncojë dhe të demaskojë çdo veprim, që përbën shkelje të së drejtës themelore të votës apo që dëmton procesin zgjedhor!

Krimi zgjedhor, godet dhe shtrembëron vullnetin e zgjedhësit, instalon autokracinë dhe rrezikon demokracinë, duke përdhosur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale, që mbrohen prej saj.

Rreziku i shit-blerjes së votës është i pranishëm dhe kërcënues.

Prandaj të gjithë bashkë, ne duhet të jemi barrikadë për të ndalur një herë e mirë, këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për një vend demokratik!

Demokracia merr kuptim vetëm nëse qytetarët, mbrojnë të drejtat e tyre duke refuzuar e denoncuar çdo përpjekje, që shtrembëron vullnetin e tyre në zgjedhje.

Ne duhet denoncojmë hapur dhe pa hezitim çdo krim zgjedhor.

Për këtë arsye kam vendosur t’i jap udhë një nisme, që synon realizimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standardeve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese ku përfshihet e drejta e votës së lirë.

Për këtë qëllim kam zgjedhur si bashkëpunëtor kryesor qytetarët e Shqipërisë, unitetin e të cilëve, përfaqësoj, pasi ky proces zgjedhor është i një rëndësie mbarëkombëtare.

Që nga sot, kam vendosur t’u vë dispozicion të gjithë qytetarëve një dritare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton, ‘DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR’.

Kjo dritare shfaqet në faqen e institucionit të Presidentit të Republikës dhe çdokush, mundet të denoncojë çdo fenomen negativ, që ka lidhje me procesin zgjedhor.

I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të mos hezitojnë, të mos tremben, por me kurajo dhe pa hezitim, të denoncojnë në mënyrë të dokumentuar, me çdo mjet, me zë dhe me figurë, çdo veprim të kundraligjshëm, ku përfshihen :

Çdo lloj veprimi, që përbën kanosje apo dhunim të zgjedhësve, apo subjekteve zgjedhore, apo çdo shkelje, që i bëhet të drejtës së votës së qytetarëve;

Çdo veprim, që synon të pengojë ushtrimin e të drejtave nga subjekteve zgjedhore gjatë këtyre zgjedhjeve;

Të denoncohet çdo falsifikim që mund të tentohet t’i bëhet materialit zgjedhor apo rezultatit të zgjedhjeve;

Të denoncohet çdo veprim, që synon të dëmtojë materialet zgjedhore;

Të denoncohet çdo veprim apo mosveprim, që dhunon votimin e fshehtë;

Të denoncohet çdo përpjekje apo veprim, që synon votimi më shumë se një herë;

Të denoncohet çdo veprim që synon korrupsionin aktiv apo pasiv në zgjedhje;

Të denoncohet çdo tentativë apo përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore;

Të denoncohet çdo lloj veprimi që synon pengimin e zgjedhësit në votime;

Të denoncohet çdo shkelje e së drejtës së zgjedhjes;

Të denoncohet çdo veprim, që synon të tërheqë apo të përdorë në mënyrë të paligjshme dokumenta të identifikimit të personave të tjerë;

Të denoncohet pa hezitim, çdo anëtar i Forcave të Armatosura apo i Policisë së Shtetit, i cili shpërdoron detyrën, duke u angazhuar politikisht, apo duke mbështetur me veprime apo mos veprime një forcë politike.

Denonconi dhe demaskoni çdo gjë, që ju duket e parregullt, e paligjshme, e pamoralshme, që tenton të manipulojë zgjedhësit, zgjedhjet, procesin e votimit, votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve.

E thërras këtë Aleancë me qytetarët, me moton ‘DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR’, për të sensibilizuar ,mbështetur, nxitur dhe përkrahur drejtpërdrejt çdo qytetar, apo dhe funksionar publik të përgjegjshëm, që të denoncojë cdo veprim të paligjshëm në organin e Prokurosisë, KQZ, dhe tek Presidenti i Republikës, me qëllim që askush të mos i shmanget drejtësisë dhe çdokush të vihet përballë përgjegjësisë sipas ligjit.

Përmes kësaj Aleance, ne bashkë do të garantojmë në mënyrë të padiskutueshme, se kushdo që tenton të prekë votën e lirë, nuk do të ketë shpëtim.

Kushtetuta parashikon se e drejta themelore për të zgjedhur dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë demokratik dhe secili prej nesh ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime.

Presidenti i Republikës, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e çdo denoncimi, dhe bërjen publike të fakteve që lidhen me ndërhyrjet e paligjshme në procesin zgjedhor.

Vetëm përmes garantimit të ushtrimit të së drejtës themelore të votës dhe realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme do t’i japim fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, që ka përfshirë institucionet kryesore të shtetit, do të zhbllokojmë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe do të garantojmë se do të qeverisemi sipas vullnetit real të sovranit.

Presidenti i Republikës është i hapur të bashkëpunojë me të gjitha institucionet shtetërore përgjegjëse, shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë ata, që kanë për detyrë mbarëvajtjen apo monitorimin e procesit zgjedhor, për të garantuar se çdo fenomen negativ, që përbën vepër penale, të evidentohet, regjistrohet dhe të hetohet brenda një afati të arsyeshëm.

Të nderuar qytetarë,

Këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejt me të ardhmen tonë europiane dhe kanë një rëndësi mbarëkombëtare.

Unë kam bindjen e palëkundur se do të jemi të gjithë aleatë në këtë mision historik!

Në këtë nisëm të re, ftoj të gjithë shqiptarët për të ‘DENONCUAR KRIMIN ZGJEDHOR’, nën moton: ‘Të mbrojmë zgjedhjet, të mbrojmë pluralizmin, të mbrojmë demokracinë!’.

Tags: ilir metanisma per mbrojtjen e zgjedhjeveZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

Rama: Për 60 ditë do të kemi 1.2 milionë doza vaksinash plus, brenda majit kemi objektiv të vaksinojmë gjysmë milioni qytetarë

Next Post

Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse/ Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
BE-ja kritika ndaj marrëveshjes së Italisë për të prodhuar vaksinën ruse

Serbia nis prodhimin e vaksinave ruse/ Sputnik: Do të shpërndahet dhe në vendet e rajonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.