“Dëshiroj të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave,”- tha Rama ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Nga Rinasi, teksa foli për ardhjen e 192 mijë dozave të vaskinës kineze, Rama tha se fabrikë do të prodhojë të gjitha llojet e vaksinave.