Tiranë- Kalon për gjykim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt.
Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.
Seanca paraprake kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri. Avokati i ish policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve teë mbrojtjes seë nevojshme.
Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qendruar me kokën ulur.