Parlamenti Europian, në seancën e ditës së djeshme iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Sipas Gazeta Express, në seancën e djeshme, shumica e përfaqësuesve kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, konkretisht, 472 eurodeputetë votuan pro, 165 kundër dhe 41 abstenime.
Raporti i fundit për Kosovën u miratua ditën e djeshme në Parlamentin Europian. Përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka ngritur në Parlament çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke kërkuar që të ndodh sa më shpejt.