Nuk është hera e parë që punëtorët në Amazon, i cili njihet për oraret e tij rraskapitëse, flasin për këtë problem aspak njerëzor.
Ditën e enjte Amazon shkaktoi polemika dhe shqetësime teksa u raportua se punëtorët e shpërndarjes, janë detyruar të urinojnë në shishe për shkak të mungesës së qasjes në tualet, por një burim i brendshëm tregon që kompania ka qenë në dijeni të problemit për të paktën disa muaj.
Dokumentet e siguruara nga punonjësit në Amazon treguan se një email i dërguar në maj 2020 paralajmëronte punëtorët për urinim në shishe dhe jashtëqitje në qese ndërsa ishin në punë.
Ata shpesh duhet të urinojnë në shishe uji, si pasojë e mungesës së kohës për të shkuar në tualet, veçanëshit në gjatë periudhës së Covid ku u rritën dhe dërgesat në Amazon.
“Ata nuk të detyrojnë vërtet që të urinosh në shishe. Thjesht nuk ke kohë të shkosh në tualet.”– janë shprehur disa nga punëtorët.
Një shofere tregoi se ajo e mbante urinën deri në atë pikë sa kishte infeksione të fshikëzës. Ajo tha se kohët e fundit vendosi të blinte një sistem urinar për femra, të cilin e sjell në punë së bashku me një shishe, dezinfektues dhe letra.
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja Alba News
Burimi: The Verge