Tiranë- Ky është Arjan Sala që vijon të jetë i zhdukur prej pasdites së 24 marsit në magazinën e Casa Italias tek kthesa e Kamzës.
Më shumë se 40 orë, nga magazina vijon të dal vetëm tym dhe flakët e zjarrit vijojnë të djegin gjithçka në bodrumin e magazinës.
Arjan Sala 33-vjeç, mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u mundur që të shuante flakët. Teksa ditën e sotme përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.