Deputeti Vullnet Sinaj ka përcjellë një mesazh të ndjerë për të riun Arjan Sala që mbeti brenda magazinës që u përshi nga flakët para tre ditësh. Trupi i të cilit u gjet i pajetë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në reagimin e tij deputeti Sinaj shprehet mirënjohjen për sakrificën e të riut për shpëtimin e kolegëve të tij.
“Mirënjohje dhe përulje për përgjegjshmërinë dhe sakrificën e Arjan Salës, të riut që humbi jetën pas zjarrit të rënë në magazinat e një qendre tregtare në Tiranë.
Ai luftoi herokisht për të shpëtuar jetët e 20 kolegëve të tij dhe ia doli me sukses, fatkeqësisht duke mbetur vetë në kthetrat e flakëve e të tymit vdekjeprurës.
Duke sakrifikuar jetën e tij për të mbrojtur të tjerët, i riu 32-vjeçar dha shembullin më sublim të solidaritetit, ndihmës dhe përgjegjshmërisë që shkon deri në vetëmohim. Një hero mes njerëzve të thjeshtë. Prehu në paqe Arjan Sala!”