Deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Vlorës, së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri kanë dhënë lajmin e mirë se brenda pak ditësh do të shpallet kompania fituese për ndërtimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë. Këtë lajm deputeti Sinaj e dha takimin me banorët e fshatit Kotë.
Sipas Sinajt kjo rrugë do t’i japë zhvillim ekonimik gjithë zonës së Labërisë.
Postimi i plotë:
”Brenda pak ditësh do të shpallet kompania fituese për ndërtimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë 🛣️, e cila do t’i japë gjithë Labërisë lirinë e lëvizjes aq të domosdoshme për zhvillimin ekonomik.
Këtë lajm të mirë e dhamë së bashku me drejtuesin politik të PS për qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri në takimin me banorët në Kotë. 🤝
Bilanci i punës së kryer është punë shumë pozitiv, punë të tjera na presin!
#VloraNukNdalet
#Mandati3PS 🌹
#VotoVullnetSinaj3”