Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme një studenti 21-vjeçar nga Librazhdi. Emiljano Toja ishte student i vitit të tretë në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Lajmin për humbjen e jetës së 21-vjeçarit e ka bërë të ditur Universiteti i Mjekësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit Emiljano ishte student i shkëlqyer në programin mësimor ‘Mjekësi e Përgjithshme’. Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë i ka shprehur ndushëllime familjes së 21-vjeçarit. Ndërkohë që sipas shokëve dhe të afërmve të tij, Toja për shkak të përkeqësimit të shëndetit u shtrua në një nga spitalet Covid, ku dhe humbi jetën sot. Përveç Covid19, studenti kishte edhe sëmundje shoqëruese.
Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:
Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe! DEKANATI.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në vendin tonë janë regjistruar 123.641 persona me Covid, ndërsa 2.204 të tjerë kanë humbur jetën.