Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Sipas njoftimit paraprak të policisë, një makinë ka përfunduar në një humnerë 55 metra duke lënë të plagosur 2 persona. Nga njoftimi mësohet se policia dyshon se drejtuesi i mjetit tip “BMW” ka humbur kontrollin duke përfunduar në humnerë, e ndërsa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca e policisë, teksa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e të plagosurve dhe më pas dërgimin e tyre me urgjencë në spital.