Tiranë- Kryeministri Rama ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Bashkim Fino.
Mësohet se Fino është ndarë nga jeta sot rreth ores 04.00 te mengjesit, ndërsa prej disa kohësh po luftonte me koronavirusin.
Mesazhi i kryeministrit Rama
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur.