Vlorë- Në kuadër të takimeve me banorët e zonës së Vlorës, deputeti Vullnet Sinaj mbajti takime me banorët në fshatrat Sevaster dhe Shkozë. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, deputeti Sinaj falenderoi banorët e këtij fshati për përkrahjen dhe mbështetjen që po i japin me përzemërsi në mandatin e tretë PS.
“Politika bëhet për njerëzit, ata janë forca ime“, shprehet Sinaj ndër të tjera.
“Takimet e sotme vijuan në Sevaster, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Pëllumb Binaj zhvilluam një bisedë të hapur me banorët për sfidat dhe shqetësimet e përbashkëta. I lumtur për mbështetjen e komunitetit, bëj çmos të meritoj besimin. Politika bëhet për njerëzit, ata janë forca ime.
Mandati i tretë i Partisë Socialiste është votë përgjegjësie për punë akoma më të mëdha.
Maratona e takimeve vijoi sot në Shkozë, ku së bashku me kryetarin e bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët. Ndamë mendime e pikëpamje për punët e deritanishme dhe për punë të tjera që na presin përpara.
Përkrahja e njerëzve, në rradhë të parë është për mua përgjegjësi për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për ta përcjellë më fort zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.“- shkruan deputetyi Sinaj në postimin e Facebook.