Tiranë- Qeveria e Shqipërisë ka shpallur ditën e sotme, 29 mars ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka postuar foton e këtij vendimi, ku bëhet e ditur edhe vendi dhe ora e homazheve që do të mbahen në nder të ish- kryeministrit Bashkim Fino. Homazhet do të zhvillohen ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.