Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën në zjarrin që përfshiu magazinën e një qendrë tregtare është shpallur ditën e sotme “Dëshmor i Atdheut”. Sala ishte punonjës sigurie në magazinë, teksa u fut mes flakëve për të shpëtuar punonjësit e tjerë që ishin brenda në godinë.
Ai ishte babai i një fëmije të mitur. Kërkimet për gjetjen e trupit të tij zgjatën 3 ditë, teksa forcat zjarrëfikëse e patën të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të materialeve që gjendeshin brenda magazinës.