Nga qendra e vaksinimit në sheshin Skënderbej, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka duke theksuar se objektivi është që të kalojnë 10 mijë vaksinime në ditë. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu u shpreh se të dielën janë vaksinuar 11 mijë e 484 persona, ndërsa deri në këto momente në total janë vaksinuar mbi 78 mijë, bashkë me vaksinimiet e kryera ditën e sotme. Përveç sheshit Skënderbej, po vijon vaksinimi edhe në qendrën tek Arena Kombëtare dhe në të gjitha qendrat shëndetësore në qytetet e tjera të vendit.
“Procesi ka ecur normalisht. Dje kemi arritur të vaksinojmë 11 mijë e 487 persona, kemi arritur targetin që kishim vendosur dhe sigurisht targeti ynë i përditshëm është që ta kalojmë 10 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi shpëton jetë. Ne jemi të vendosur që të vijojmë me intensitet të lartë kryerjen e këtij procesi jetik dhe për ta shtrirë atë në të gjitha qendrat shëndetësore. Do ta përfundojmë këtë proces në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Kemi mbi 78 mijë vaksinime të kryera, bashkë me vaksinimiet e kryera ditën e sotme. Dua që të them që të gjithë siguria e shëndetit të qytetarëve është e garantuar pasi ato që kryejnë procesin e vakisnimit ndiqen nga mjekët e familjes”, u shpreh Manastirliu.