Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Ramën ishin të pranishëm ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve. Dorë për dore me Lindën, Rama hyri në ambientet e brendshme për të kryer homazhet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Teksa ishte i pranishëm në familjen e Arjan Salës, Rama tha dhe disa fjalë për ndarjen nga jeta të Finos. Ai zbuloi se ish-kryeministri kishte kaluar një operacion e seishte i predispozuar që të sëmurej.
Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Fino ka pësuar një arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.