Mjekët Albert Troci dhe Marseda Spiro në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit” komentuan situatën e pandemisë në Itali dhe Gjermani.
Spiro u shpreh se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Gjermani pritet të shkojë drejt izolimit total për një periudhë dy javore.
Përsa i përket Shqipërisë, mjekja tha se ajo çfarë po ndodh në vend është një gjendje kaosi, duke shtuar se prioritet duhet të jenë personat e sëmundje të rënda. Sipas saj, vaksinimi me Sinovac nuk është e përshtatshme.
“Në Gjermani është bërë një grupim i popullatës, janë 6 grupe sa i përket riskut, i pari futen personat që jetojnë në azile, mbi 80 vjeç dhe personeli mjekësor. Ajo çfarë ndodh në Shqipëri është një gjendje kaosi, sepse nuk është parë ky grupim i popullsisë në varësi të prioritetit dhe është lënë pas dore një grup popullate mjaft delikat.
Pacientët që kanë imunitet të deprivuar, personat me kimioterapi, me sëmundje onkologjike. Ky grup është nga më të rrezikuarit sepse nuk kanë një mbrojte të mjaftueshme imunitare. Sipas rekomandimeve tona, për këtë grup popullate nuk rekomandohet vaksina kineze. Rekomandimet tona thonë që duhet të presin, por këshillohen Pfizer & Moderna. për Sinovac nuk ka të dhëna.”, tha Spiro.