E gjithë bota është në luftë me kohën për të realizuar sa më shpejtë vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19, teksa shumë vende janë duke përgatitur të tjera vaksina. Mësohet se brenda vitit 2021 pritet që të në treg të hidhen dhe 4 vaksina të reja për përdorim kundër COVID-19. Prodhimi global mendohet se do të arrijë në 9.5 miliardë doza, që është pothuajse dyfishi i 5 miliardë dozave vjetore të një prodhimi normal botëror. Megjithatë ekspertët theksojnë se për të mundur pandeminë janë të nevojshme 11.5 miliardë doza.
Sipas statistikave të publikuara në revistën shkencore Nature, aktualisht janë 77 vaksina në nivel global në fazë eksperimentimi dhe 17 në fazën finale. Aktualisht problem thelbësor mbetet pabarazia në shpërndarjen e vaksinave. Sipas një studimi të Global Health Center të Duke University, sot rreth 6 mld doza janë në duart e vendeve të industrializuara, ndër 1.7 mld në ato vende ku jeton 4/5 e popullsisë botërore.
Sipas hartës së vaksinave, në botë janë prodhuar 413 mln doza , nga të cilat pjesa më e madhe nga Pfizer/Biontech, Sinovac, AstraZeneca, Moderna etj. Momentalisht prodhuesi më i madh i vaksinave është Kina, me 141 mln doza nga 4 kompani, që ndiqet nga SHBA me 103 mln nga dy kompani farmaceutike.