Selenicë- Deputeti Vullnet Sinaj ditën e sotme ka takuar tregtarët në tregun e Selenicës, ku tregtarë e fermerë shesin produktet e tyre bujqësore.
Përmes një prononcimi deputeti Sinaj shprehet se ky treg do të marrë një tjetër hov me nisjen e punimeve për aksin rrugor Peshkëpi- Selenicë, si dhe një zhvillim të përgjithshëm të zonës së lumit të Vlorës.
“Në tregun e Selenicës takova mjaft tregtarë e fermerë që shisnin produktet e tyre bujqësore. Tregtarët nga Vlora ngritën problemin e rrugës dhe unë jam i bindur se nisja së shpejti e punës për aksin Peshkëpi-Selenicë jo vetëm do t’i jap hov tjetër shitblerjes, por do të sjellë një zhvillim të përgjithshëm të zonës së lumit të Vlorës.Për më shumë ju ftoj të ndiqni prononcimin tim pas vizitës në treg,” shprehet deputeti Sinaj.