Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish grumbullimet në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.
Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”. Në të parën shfaqen të moshuarit në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit sot në Fier.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
*Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkruan kryeministri.
Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve Basha u bëri thirrje që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën, megjithëse kjo duket se ka qenë e pamundur për t;u respektuar.