Qeni i Joe Biden, Major ka nxjerrë sërish dhëmbët e tij, kundrejt punonjësit të Shërbimit të Parkut Kombëtar. CNN shkruan se ky incident ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën pasdite, ku pas lëndimit nga qeni, punonjësi u mjekua në njësinë mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë që vetë Shtëpia e Bardhë e ka justifikuar këtë situatë. Në një deklaratë sekretarja e Zonjës së Parë Jill Biden, Michael LaRosa tha se Majori “ende po përshtatet me mjedisin e tij të ri”.
Kjo është hera e dytë që qentë e Biden sulmojnë njerëz. Më parë ata sulmuan një nga anëtarët e sigurisë, dhe për këtë u dërguan në Delaëare për disa kohë.