Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në letrën që i ka nisur Vuçiç, Blinken ka shkuar me shkrim dore një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Sipas mediave në letrën e tij sekretari amerikan i kërkon kreut të shtetit serb njohje reciproke me Kosovën.
“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqëndruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken.
Vuçiç sapo ka marrë letrën nga Blinken e ka bërë publike për mediat por nuk ka komentuar asgjë në lidhje me kërkesën për njohjen reciproke të Kosovës.
“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiç.
Ndërkohë kujtojmë se në muajin shkurt presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ia kujtoi presidentit serb qëllimin e Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, që është njohja reciproke.