SHBA- Në qytetin Baltimore të SHBA-së janë shkatërruar rreth 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) nga kompania farmaceutike Johnson&Johnson, për shkak të përzierjes së përbërësve në fabrikën e prodhimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ashtu si me prodhimin e çdo ilaçi kompleks biologjik ose vaksine, një proces i ri përfshin prova dhe kontrolle të cilësisë për të siguruar që prodhimi të jetë i vlefshëm dhe produkti përfundimtar të përmbushë standardet tona me cilësi të lartë”,- tha kompania.
Sipas “The New York Times”, shpërndarja e miliona dozave të vaksinës Johnson&Johnson është ndërprerë për shkak të përzierjes së përbërësve të kësaj vaksine kundër COVID-19 në fabrikën ku prodhohen vaksinat Johnson&Johnson dhe AstraZeneca.
Për këtë arsye, rreth 15 milionë doza të vaksinave përfunduan në mbeturina ndërsa Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nisi një hetim për këtë rast.
Pritej që vaksina Johnson&Johnson e cila administrohet me një dozë, të përshpejtojë procesin e vaksinimit në këtë vend.