• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

OBSH flet për vaksinën kineze, që gjendet edhe në Shqipëri

02/04/2021
in Aktualitet
0
700 qytetarë të moshave mbi 70 vjeç marrin dozën e parë të vaksinës kineze Sinovax

Kompanitë kineze të vaksinave Sinopharm dhe Sinovac kanë paraqitur të dhënat për vaksinat e tyre të Covid-19 që tregojnë nivelet e efikasitetit të cilat pritet të jenë në përputhje me ato të kërkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha të mërkurën kryetari i një paneli këshillues të OBSH-së, Alejandro Cravioto.

Grupi Strategjik Këshillues i Ekspertëve të OBSH-së (SAGE) shpreson të publikojë rekomandime për këto vaksina deri në fund të prillit, tha kryetari Alejandro Cravioto në një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Informacioni që kompanitë ndanë publikisht në takimin me SAGE javën e kaluar tregon qartë se ato kanë nivele të efikasitetit që pritet të jenë në përputhje me kërkesat që OBSH ka kërkuar për vaksinën,” tha ai.

“Kjo do të thotë rreth 50% (efikasitet), mundësisht afër ose mbi 70% dhe natyrisht, ata kanë të gjitha të dhënat e sigurisë për të treguar se kjo vaksinë nuk do të shkaktojë dëm tek njerëzit.”

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, tha në fillim të këtij muaji se vaksinat e Sinopharm dhe Sinovac mund të marrin aprovimin e OBSH-së për përdorim emergjent “shumë shpejt”.

Asnjë e dhënë e hollësishme e efikasitetit të vaksinës së Sinopharm nuk është publikuar publikisht, por zhvilluesi i saj, Instituti i Produkteve Biologjike të Pekinit tha se vaksina ishte 79.34% efektive në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes bazuar në të dhëna të ndërmjetme.  Ajo është aprovuar në disa vende duke përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të dy vaksinat e prodhuara nga Kina janë kërkuar nga shumë vende në zhvillim të cilat kanë qasje të kufizuar ndaj vaksinave të prodhuara nga kompanitë rivale perëndimore.

Më shumë informacion për vaksinën e Sinovac

Vaksina e kompanisë Sinovac quhen CoronaVac. “CoronaVac është një metodë më tradicionale [e vaksinës] që përdoret me sukses në shumë vaksina të njohura,” tha për BBC Prof. Luo Dahai nga Nanyang Technological University. Një nga avantazhet kryesore të Sinovac është se mund të ruhet në një frigorifer standard në 2-8 gradë Celsius, si vaksina e Oxfordit.

Vaksina e Sinovac tregoi rezultate të ndryshme të efikasitetit ndërmjet 50.65% dhe 83.5% bazuar në provat në Brazil, Turqi dhe Indonezi. Sinovac është aprovuar për përdorim emergjent për grupet me rrezik të lartë në Kinë që nga korriku.  

Qeveria siguroi 1 milion doza vaksina të Sinovac (500,000 doza në fazën e parë) pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për shpërndarjen e këtyre vaksinave. Të dielën, me nisjen e vaksinimit masiv, ministrja Manastirliu theksoi se qytetarët duhet të presin njoftimin e mjekëve të lagjes  të cilët do të koordinojnë programin në referencë të regjistrit elektronik të banorëve dhe personave në nevojë. Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është kryerja e mbi 10 mijë vaksinimeve ditore. Këtij target-grupi do t’i injektohet vaksina e Sinovac.

Tags: albanewscovid 19obshvaksina kineze ne shqiperi
Previous Post

Albin Kurti: Nëse nuk e zgjedhim sot Presidentin, shkojmë sërish në zgjedhje

Next Post

Covid-19 ishte shkaku i tretë i vdekjeve për vitin 2020: Cilat ishin dy të parat?

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Si do të hyjë në librat e historisë pandemia e COVID-19

Covid-19 ishte shkaku i tretë i vdekjeve për vitin 2020: Cilat ishin dy të parat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.