Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Europës t’i kushtojë më shumë vëmendje vaksinave anti-Covid, duke i kritikuar për ritmin e ngadaltë të këtij procesi.
Sipas OBSH, ritmi i rritjes së infeksioneve në Europë është shqetësues dhe është “e papranueshme” të ecet me të tilla ritme vaksinimi.
Hans Kluge, përfaqësuesi i OBSH-së për Europën tha se ky ngadalësim s’bën gjë tjetër veçse shmang pandeminë.
“Vaksinat përfaqësojnë mënyrën tonë më të sigurt për të dalë nga kjo pandemi. Gjithsesi, ky ritëm i ngadaltë është i papranueshëm. Procesi duhet përshpejtuar duke rritur prodhimin e vaksinave, duke shmangur pengesat dhe duke përdorur edhe dozën e fundit në magazinë.”- u shpreh ai.
Vetëm javën e shkuar u vu re një rritje shqetësuese e rasteve të reja në rajonet e Europës, me plot 1.6 milionë raste pozitivë.