Shkozë, Vlorë- Banorët e Shkozës mirëpritën deputetin Vullnet Sinaj në takim ditën e djeshme për të shprehur mbështetjen e tyre për mandatin e tretë të PS.
Së bashku me kryetarin e bashkisë të Selenicës, Pëllumb Binaj, deputeti Sinaj i cili kandidon në zgjedhjet e 25 prillit diskutoi me banorët për problemet që shqetësojnë komunitetin dhe mundësitë për zgjidhje të shpejta.
“Në takimin me banorët e Shkozës mora mbështetjen e tyre për mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Edi Rama.
Së bashku me kryetarin e bashkisë të Selenicës, Pëllumb Binaj folëm për problemet që shqetësojnë komunitetin dhe mundësitë për zgjidhje të shpejta.
Investimet konkrete do të vazhdojnë edhe në mandatin e tretë. Çështja e furnizimit me energji elektrike do të zgjidhet, projekti është bërë, fondet janë miratuar dhe e gjithë zona do të mbulohet me kabull ABC.
I falenderova banorët dhe u angazhova për të punuar më fort gjatë legjislaturës së ardhshme.
Mirënjohje Shkozës!”- shkruan deputeti Sinaj.