Mesaplik- I mirëpritur në një prej fshatrave me tradita në zonën e lumit të Vlorës, deputeti Sinaj së bashku me kryetarin e PS të Selenicës, Nertil Bellaj prezantuan punën e shkëlqyer që është bërë me subvencionet në bujqësi.
Në fjalën e tij Sinaj shprehet se Partia Socialiste është forca e vetme politike që do t’i jap kësaj zone zhvillimin e merituar.
“Mesapliku, një fshat me tradita të shkëlqyera shprehu mbështetjen maksimale se më 25 prill do të votojë për Partinë Socialiste dhe mandatin e tretë qeverisës për kryeministrin Edi Rama.
Nuk ka forcë tjetër politike që mund t’i japë zonës së lumit të Vlorës zhvillimin e merituar, përveç Partisë Socialiste.
Në takimin e përzemërt me banorët, së bashku me kryetarin e PS të Selenicës prezantuam punën e madhe që është bërë me subvencionet në bujqësi, procesin e legalizmeve, etj.
Më shumë punë do të bëhet!
S’kohë për pushim!“-shkruan deputeti Sinaj.