Australia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse mpiksja e gjakut ka lidhje me vaksinën AstraZeneca, pas ditës së premte ku u verifikua rasti i parë i mpiksjes së gjakut pas injektimit të dozës.
Ky hetim nisi nga shqetësimi që u shpreh nga një komb i tërë, të cilët janë në pritje të marrjes së vaksinës AstraZeneca dhe nuk kanë siguri nëse kjo do i shpëtojë nga virusi apo do ju sjellë një mpiksje gjaku.
Sipas The Guardian, një burrë 44 vjeç u shtrua në një spital të Melburnit me mpiksje gjaku pasi mori vaksinën AstraZeneca, duke pësuar trombozë serioze.
Në një deklaratë të premten, Grupi Teknik Këshillëdhënës Australian për Imunizimin tha, “Nuk ka një normë më të lartë të përgjithshme të llojeve relativisht të zakonshme të mpiksjes së gjakut, të raportuara pas vaksinimit Covid-19”.
Australia filloi vaksinimet masive për 25 milion banorët e saj në muajin shkurt.