Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të rëndësishëm për qeverinë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga profili i saj personal në Twitter, Kim kërkon nga të gjitha autoritetet që të sigurojnë rregullat dhe kushtet për zgjedhje të lira dhe transparente.
Në postimin e saj, ambasadorja shkruan se çdo gjë më pak, veç zgjedhjeve të lira, do të shënonte hapa pas për të gjithë votuesit shqiptarë dhe për demokracinë shqiptare.
“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë – në fakt dhe nga perceptimi – të drejta, me kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte dëm për votuesit dhe një hap prapa për demokracinë,”-shkruan Kim.