Sipas MeteoAlb orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.
Parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.