• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Akuza dhe kundër akuza! Përse zjarrfikëset nuk ndërhynë në kohë?

04/04/2021
in Aktualitet
0
Akuza dhe kundër akuza! Përse zjarrfikëset nuk ndërhynë në kohë?

Prej një jave në familjen e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala janë hapur dyert e mortit. Të shumtë janë njerëzit që kanë shkuar për vizitë ngushëlluese në shtëpinë e të atit Fadil Salës. Të afërmit e Arjanit qëndrojnë në oborr për të pritur dhe përcjellë njerëzit që vijnë për ngushëllime. Mërzia e madhe shihet në sytë e të gjithë familjarëve të tij. Në oborr është edhe djali i tij 4 vjeçar që kërkon babain, i cili humbi jetën në një akt heroik për të shpëtuar jetët e disa personave të tjerë që gjendeshin në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë.

“Sa të qanin shumë nëna sot, po qan vetëm një, sa të qanin shumë baballarë sot, po qan vetëm një”, përsërit xhaxhai i dëshmorit për ACQJ.

Por nga ana tjetër Naim Sala, nuk ngurron të akuzojë sërish forcat zjarrfikëse që sipas tij nuk ndërhynë aq shpejt sa duhet. Por ai thekson se kjo vonesë erdhi nga mungesa e mjeteve të duhura dhe se tashmë kjo çështje i duhet lënë drejtësisë për të gjykuar.

“Shërbimi zjarrfikës ndërhyri me vonesë pasi mund të kishte pasur ndonjë shpresë për ta shpëtuar të gjallë nipin tim. Ju i patë edhe vetë që zjarrfikësit kishin disa veshje që nuk e përballojnë atë lloj zjarri që ishte në atë magazinë. Bombulat e oksigjenit i ndërronin njëherë në 20 minuta dhe pastaj vonoheshin për ti mbushur sërish pasi nuk i kishin edhe mjetet e duhura”, shprehet Naimi, i cili nga ana tjetër kujton se në objekt mungonin kushtet antizjarr.

Por përveç sensibilizimit për ti dhënë medaljen e dëshmorit dhe reagimin e qytetarëve që e mbështetën financiarisht familjen e tij, drejtësia nuk e ka ngritur ende gishtin e akuzës. “Këtë gjë tanimë ia kemi lënë në dorë drejtësisë dhe nuk duam t’a bëjmë çështje politike, pasi duam që trupi i djalit tonë të prehet i qetë në paqe. I falenderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe që na kanë dhënë, por edhe për ndihmën nga ana financiare që fëmija i vogël që ai la, të ketë mundësi për t’u shkolluar edhe pse do të rritet pa baba”, e mbyll rrëfimin xhaxhai i Arjanit .

Megjithë ditët që kanë kaluar ekspertiza që do ti japë përgjigjje pyetjeve se përse ra zjarri në qendrën tregtëre nuk është finalizuar ende, ndërsa magazina e djegur tërësisht vijon të jetë një vendngjarje për hetuesit. Burime të ACQJ pranë prokurorisë që gjendeshin në vendngjarje, ditën e vëzhgimit u shprehen se po kryhen hetime për të gjitha rrethanat që nga shkaku i zjarrit e deri tek kushtet e sigurisë ndaj zjarrit dhe për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

Të pyetur nga ACQJ, punonjësit e qendrës tregtare ngrenë supët për këtë çështje. Ata shtojnë se ju është kërkuar të mos flasin. I vetmi informacion që merr prej tyre është se kjo magazinë ishte e dhënë me qira ndaj një personi të tretë. Veçanërisht për kushtet, asnjëri prej tyre nuk pranon të flasë qoftë dhe në anonimitet.

Zjarrfikësit mbrohen dhe akuzojnë

Por ndryshe nga familjarët e ‘Dëshmorit të Atdheut’, drejtori i shërbimit zjarrfikës së Tiranës shprehet se ndërhyrja nga ana e zjarrfikësve ka qënë e menjëhershme. “Kemi reaguar me të gjitha mjetet që ne kemi patur edhe pse nuk janë të teknologjisë së fundit”, këmbëngul Shkëlqim Goxhaj që është kreu i shërbimit zjarrfikës.

Ndërsa sa i përket pjesës sesi një biznes e plotëson sigurinë ndaj zjarreve, zyrtari shpjegon se ky veprim bëhet në çastet e aplikimit për leje ndërtimi.

“Për sigurinë nga zjarri, të gjithë bizneset hartojnë një projekt të mbrojtjes nga zjarri i cili përpilohet nga specialist, jo i shërbimit zjarrfikës. Me këto projekte bizneset aplikojnë në Bashkinë e Tiranës kur është puna për ndërtimin apo miratimit e lejes së ndërtimit dhe mbas përfundimit për miratimin e lejes së shfrytëzimit të objektit. Këto kontrolle i bën Inspektoriati i Shërbimit Zjarrfikës”, thotë Goxhaj.

Por edhe kontrollet ndaj bizneseve dhe certifikimi i tyre për plotësimin e kushteve të sigurisë antizjarr , sipas Goxhajt kanë ndryshuar.

“Përpara një viti ka dalë një vendim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Zjarrfikës, ku parashikon që bizneset e zakonshme të bëjnë certifikatën e zjarrit 1 herë në 5 vjet. Pra nga tani e mbrapa bizneset do të certifikohen nga ana jonë 1 herë në 5 vjet. Ndërsa më përpara bëhej çdo vit”, thekson drejtori i shërbimit zjarrfikës në Tiranë.

Megjithatë se kush e ka inspektuar objektin që u përfshi në flakë, dhe përse ndryshoi destinacioni i tij, kreu i shërbimit zjarrfikës nuk ka asnjë përgjigjje.

Nëse ka apo jo biznese, apo shërbime të tjera që janë gjobitur Goxhaj është i qartë në përgjigjen e tij.

“Primare për shërbimin zjarrfikës nuk është vendosja e gjobave, primare është plotësimi i kushteve dhe pasi ne bëjmë inspektime, lejmë detyra dhe në rast se detyrat nuk zbatohet ne vendosim gjoba, por vitin e fundit gjobat kanë qënë në një numër të ulët, pasi bizneset kanë filluar ti plotësojnë kushtet”, thekson Goxhaj.

Ndonëse Goxhaj këmbëngul se pavarësisht vartësit e tij, me heroizëm e vendosën nën kontroll situatën edhe pse nuk kishin mjetet e fjalës së fundit të teknologjisë, shumë pikëpyetje mbeten pa përgjigjje. Mes tyre përse zjarrfikësit nuk kanë veshjet e duhura, apo bombolat AP3.

Kreu i Sindikatës së shërbimit zjarrfikës, Bledar Bajrami del hapur për pjesën e kushteve përsa i përket zjarrfikësve.

“Rrobat zjarrduruese janë për një zjarr banese, për një zjarr në ambiente të jashtme që e durojnë zjarrin deri në një pikë. E kam ngritur edhe më parë si mungesë. Rrobat që ne kemi është njësoj si ato që ke, një mish ta mbështjellësh me letër alumini ta fusësh në furrë.Kamerat termike ne nuk i kemi pasur kurrë. Bombolat tona arrijnë deri në 20 minuta të durojnë dhe oksigjeni vjen shumë i ngrohtë kur ka temperatura të larta. Ne marrim kompresorë dhe kompromojmë ajrin me bombola. Kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk është zgjidhje. Vendos kompresorët, ndërron bombolat”, tregon Bajrami.

Bajrami jep edhe detaje sesi mund të fikej zjarri i rënë në magazinën e qendrës tregtare, që për shkak të mungesës së pajisjeve të përshtatshme zjarrfikësit përfunduan tre ditë me vonesë në menaxhimin e një vatre zjarri të ushqyer nga konfeksionet .

“Shpimi i soletës nga lart me aparatura të posaçme dhe të mbushej magazina nga sipër me shkumë, me ujë, me shkumë do të ishte efikase. Të paktën nuk do kishim përfunduar kështu, tre ditë duke fikur një zjarr. Trupi i njeriut ka një veti që asimilon menjëherë dioksidin e karbonit. Zjarrfikësit kanë punuar 24 orë pa ndërprerje”, e mbyll rrëfimin kreu i sindikatës së shërbimit zjarrfikës.

Shërbimi që mbahet me donacione

Nga investigimi i ACQJ, rezulton se hera e fundit që Shërbimi Zjarrfikës në Tiranë është pajisur me mjete të reja daton tre vjet më parë. Por edhe ato janë donacione të dhuruara konkretisht në mars të 2018 nga organizata turke e quajtur Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ndërsa dy tenderat e fundit nga Bashkia Tiranë për pajisje të reja rezulton të jetë bërë në nëntor-dhjetor të 2019-ës. Njëri tender është bërë për “Blerje automjete zjarrëfikëse për drejtorinë e MZSH-së”, ndërsa tjetri është bërë për “Ndërtimi i godinës së zjarrfikësve Kinostudio”.

Këtë e pranon edhe vetë Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Goxhaj i cili u shpreh se për pajisjen me modelet më të fundit për shërbimin zjarrfikës është lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa organizata ndërkombëtare që ndihmojnë në furnizimin e pajisjeve të reja.

Shkroi: Klevis Paloka

Marrë nga ACQJ

Tags: acqjalbanewszjarrefiksetzjarri tek casaitalia
Previous Post

Shi dhe reshje bore në këto zona, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Next Post

“Ditë më të mira po vijnë”, Basha: Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Lulzim Basha

“Ditë më të mira po vijnë”, Basha: Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.