Sonda Perseverance ka lëshuar në tokën e Marsit një helikopter që mban emrin Ingenuity, ndërsa NASA përgatitet për fluturimin e parë në Planetin e Kuq. Testi i parë i dronit që ka kushtuar 85 milionë dollarë, me shumë se çmimi fillestar prej 80 milionë dollarësh për avionin luftarak F-35, do të qëndrojë në tokën e ftohtë të Marsit.
Më pas ai do të përdoret në një demonstrim për të testuar fluturimin në një botë tjetër, për herë të parë në histori. Sipas NASA-s, ky helikopter ose dron pritet që të ngrihet disa metra nga tokë, të qëndrojë në ajër për rreth 20 ose 30 sekonda, e më pas do të ulet sërish në tokë.
Fluturimi pritet që të ndodhë më 11 prill dhe të zgjasë për 90 sekonda. Ingenuity nuk do të fluturojë më lart se tre metra nga toka, sipas Wall Street Journal.