Një person është ekzekutuar me armë zjarri në Shkodër.
Personi i cili ka mbetur i vrarë është Bardhok Pllani, i njohur si ‘Kumbari’
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen Dobraç të Shkodrës.
Ndërkohë një makinë është gjetur duke u djegur pranë vendit ku ka ndodhur vrasja në Shkodër. Mësohet se mjeti dyshohet se u përket autorëve, të cilët e kanë djegur pas krimit të kryer.