• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Bota (shqiptare) nën këmbët e Albin Kurtit… Analizë nga Erl Kodra

05/04/2021
in Editorial
0
Bota (shqiptare) nën këmbët e Albin Kurtit… Analizë nga Erl Kodra

Kur kam dëgjuar për herë të parë intervistën e Albin Kurtit nga një burg i Serbisë, jam befasuar nga pyetjet, por më shumë kam mbetë pa fjalë nga përgjigjet. Krejt intervista ishte spektakolare, unike dhe e pashembullt në historinë e gazetarisë. Një djalë i ri, ish-student i Universitetit të Prishtinës, i burgosur politik në Serbi, sfidon hapur kasapin e Ballkanit, Presidentin Sllobodan Millosheviç. Sipas shtypit të kohës, Albin Kurti është arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri me 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës.

Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit dhe prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit. Kjo periudhë përkon me kulmin e Luftës së Kosovës, me fushatën e bombardimeve të NATO-s, por edhe me masakrat serbe – deportimin 800,000 shqiptarve, vrasjet makabre, përdhunimet, zhdukjet e kufomave të rinisë kosovare. Në të njëjtën kohë që Albin Kurti intervistohej nga një tufë gazetarësh, disa qindra kilometra më tej, buldozerët hapnin varre masive për kufomat e grabitura në Kosovë nga vampirët serb.

Më vonë, duke e riparë atë intervistë, jam përpjekur të deshifroj atë çfarë nuk e dallon në impresionin e parë. Ngjarja në vetvete nuk është e zakonshme, sidomos duke patur në vëmendje kohën që zhvillohej intervista, erën e gjakut dhe gërmadhat e asaj lufte kanibale. Ukshin Hoti – një ndër mendimtarët e çështjes shqiptare ishte zhdukur diku nëpër katakombet e Serbisë, Fehmi Agani dhe Bajram Kelmendi ishin vrarë pa mëshirë nga regjimi serb, ndërsa Ibrahim Rugova për një kohë kishte qenë peng i Millosheviçit.

Merreni me mend – prej atij ferri tokësor, Albin Kurti shkëlqente me një intervistë spektakolare nga burgu i Pezhoravcit, duke demaskuar vet Sllobodan Millosheviçin. Mundet, ka mundësi që për rrethana krejt rastësore, i gjendur në kohën e duhur, në vendin e duhur, me përgatitjen dhe elokuencën e duhur, bash në ditën kur atypari po kalonin një tufë me gazetarë, Kurti ka mundësi të shprehet lirshëm kundër regjimit serb dhe të artikulojë teza të forta politike. Në të vërtetë, nga ai burg sapo ka lindur ylli i ri i politikës kosovare. Albin Kurti ishte dhe mbetet një zë açik në krejt politikën e Kosovës. Rritja e tij politike njeh vetëm krah ngjitës. Duke kundërshtuar gjithçka dhe çdokënd, ai ngre probleme, i evidenton ato, i artikulon fort dhe dhunshëm, ngre kauza të mëdha, lufton për ato, ndërmerr aksione.

Qëndrimet për ngjarjet e mëdha politike të Kosovës kanë kondicionuar zhvillimet politike dhe ekonomike. Si askush tjetër, Kurti ia doli të ngrejë një parti politike në formë lëvizje popullore, duke “vrarë” politikisht kundërshtarët, duke ua grryer elektoratin, duke i mposhtur në habitatin e tyre. Si askush tjetër, ai eleminoi krejt krahun e luftës nga institucionet e vendit (përveç Parlamentit), duke u bërë kështu njeriu me pushtetin më të madh në Kosovë që prej shpalljes së Pavarësisë. Një ndër çuditë më interesante është fakti që Albin Kurti nuk ka një akt të vetëm në të mirë të Kosovës. Kur them akt, kam parasyshë ato çastet e mëdha ku vendoset për të ardhmen, domethënë, ku vendoset fati i luftës dhe paqes, fati i Pavarësisë ose fati i njëqind viteve.

Këtu ai është kundër, apriori, pa kushte, pa arsye. Thjeshtë kundërshton dhe aq. Thotë se është për bashkimin me Shqipërinë. Pastaj thotë se Kosova nuk është e pavarur, se nuk e pranon pakon e Martti Ahtisaari, se nuk e voton demarkacionin, se nuk e pranon Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë, se nuk shkon në Shtepinë e Bardhë, të Verdhë ose të Kuqe për të ndarë Kosovën, sepse, sipas tij ndarja e Kosovës do të ndodhte bash aty, në Shtëpinë e Bardhë. Pastaj rrëzoi qeverinë Kurti 1, duke projektuar zgjedhje të reja, të cilat po i riprojekton përsëri, për të rritur akoma më shumë fitoren. Kështu Albin Kurti veç rritet, duke vrarë partitë e tjera të Kosovës, duke vrarë demokracinë e saj. Krejt spontanisht para Kurtit rrëzohen njëri pas tjetrit Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Kadri Veseli. Nga njëra anë pandemia, në anën tjetër Serbia dhe gjurulldia politike, është krijuar mjedisi ideal që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.

Si kandidate dhe ndihmëse ka një grua të re plot ambicie që të ngjitet në postin e Presidentit të Republikës. Drama vazhdon, dhe Kurti nuk ka ndërmend të tërhiqet pa përmbushur ambiciet politike. Duket sikur Kurti nuk ka lidhje me urtësinë. Ai e shpërfaqë cinizmin e tij ekstrem pa mëdyshje, duke maltretuar kundërshtarët politik. Ai nuk e vret mendjen të përbashkojë qytetarët, të japë mesazhe shprese, paqeje sociale dhe bashkëpunimi, siç bëjnë rëndomë (qoftë edhe formalisht) të tjerët. Ai injoron bisedimet me Serbinë duke renditur prioritete të tjera, të ndryshme nga agjendat e aleatëve strategjikë.

Ai sillet sikur është udhëheqës i një kombi të madh bërthamor. Ai nuk trembet, është luan. ***Serbia është shtet me diplomaci të madhe dhe aleate e njohur e disa fuqive botërore. Vetëm dekadat e fundit ata zhvilluan disa luftra gjenocidiale, megjithatë, mbijetuan dhe akoma qëndrojnë të fortë. Naivët mund të injorojnë fuqinë e shtetit serb, por historia na mëson se ata nuk janë një shtet i dobët, përkundrazi, ata dominuan me dhunë, luftë dhe diplomaci politikën e Ballkanit për 100 vjet. Lajmi është se ata akoma nuk janë dorëzuar, për më tepër në raport me Kosovën.

Krahu i luftës pothuaj u eleminua politikisht, ndërsa Albin Kurti pushton skenën dhe populli voton i magjepsur nga fjalori dërrmues i Albinit. Qëndrimi dhe diskursi publik i Kurtit për bisedimet dhe marrëveshjen e pritur me Serbinë është katastrofë e vërtetë. Duket sikur ai luan në limitet e ndjeshmërisë, sikur atij nuk i intereson se çka thotë Serbia, as se çka thotë Bashkimi Europian, as se çka thonë Shtetet e Bashkuara. Letrat e udhëheqësve të politikës botërore për bisedimet Kosovë – Serbi, tek ai ngjallin bezdi demonstrative. Mjerimi ka kapluar elitën intelektuale të Kosovës dhe Shqipërisë, kur përpiqen të dëshifrojnë heshtjen e tij të bezdisur, ose fjalët e mëdha sa rrotat e një kamioni gjigand. Kosova i rri shumë e vogël. Edhe Serbia po ashtu. Madje edhe Europa.

Ky shkrim nuk ka një konkluzion të dukshëm, sepse Albin Kurti sapo fitoi për herë të dytë zgjedhjet e përgjithshme, dhe më gjasë do të shkojë përsëri në zgjedhje. Synimi është i qartë; të fitojë 80 deputetë, të mjaftueshëm që Presidente të jetë Vjosa Osmani. Nuk kanë rëndësi mjetet, i rëndësishëm është qëllimi, pra pushteti absolut. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do t’i nënshtrohen plotësisht vullnetit të një njeriu, dhe me gjasë, vetëm atëherë ai do të jetë në gjendje të shkojë në bisedime me Serbinë. Nëse gjithmonë ai do t’i konsiderojë ato si një prioritet. Prandaj konkluzionet mund t’i nxirni vet.

Nga Erl Kodra

Tags: albin kurtiburgu i serbiseerl kodraintervista e albin kurtit
Previous Post

Basha mesazh të rinjve: Mos ik! E ardhmja jote është këtu. Ndryshimi po vjen!

Next Post

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi në Lushnjë

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Next Post
Shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi në Lushnjë

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.