Indonezi- Të paktën 55 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë rezultojnë të humbur në provincën lindore Nusa Tenggara në Indonezi pasi vendi u përshi nga një ciklon tropikal. Stuhia solli me vete përmbytje, rrëshqitje dheu dhe erëra të forta gjatë fundjavës.
Më shumë se 400 persona u evakuuan dhe mijëra të tjerë u prekën nga përmbytjet. Ndërsa, në Timor-in Lindor, që ndan ishullin Timor me Indonezinë, 21 banorë humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe pemëve që u rrëzuan.
Disa ura u shembën, dhe pemët që u rrëzuan bllokuan disa rrugë në Indonezi, ndërsa të paktën një anije është mbytur për shkak të dallgëve të mëdha të shkaktuara nga cikloni.
Kurse, në Lembata, ku të paktën 20 persona janë mbytur, autoritetet druhen se trupat e njerëzve të pajetë mund të kenë përfunduar në det.
“Po përdorim gomone për të gjetur trupat në det. Në disa fshatra, përmbytjet i zunë banorët në gjumë,” u shpreh një nga zyrtarët e qeverisë për Reuters.
Përktheu nga anglishtja Alba News
Burimi: Reuters