Shoqëruar edhe nga kryetari i partisë socialiste Selenicë Nertil Bellaj, deputeti Vullnet Sinaj ka zhvilluar një takim me banorë të fshatit Resulaj ,ndërsa në nisje të takimit Bellaj ka kërkuar edhe një herë tjetër mbështetjen e banorëve për partinë socialiste në 25 prill, duke parë pikërisht faktin se vetëm kjo forcë politike dhe Edi Rama do e vijojnë me investime që prekin dhe vetë zonën. Nuk mund të mohojmë cfarë është bërë si edhe rruga Peshkëpi-Selenicë që nis së shpejti
Natyrisht ka theksuar në fjalën e tij deputeti Vullnet Sinaj, ka ende shumë për të bërë edhe në Resulaj. Ka ende për të realizuar dhe unë i dëgjova të gjitha problemet tuaja ,që kërkojnë zgjidhje dhe do të marrin banorëve u është ofruar ndihma nga zyra juridike e ngritur në Vlorë, por ka ende shumë për të bërë dhe pas 25 prillit natyrisht që do të marrin drejtimin e duhur .
Në 25 prill të votojmë masivisht partinë socialiste dhe Edi Ramën, një votë masive, për të vijuar projektet e nisura.
Mbështetje maksimale kanë shprehur banorët ,duke vlerësuar punën e deputetit Vullnet Sinaj në këtë zonë, punën e partisë socialiste dhe Edi Ramën, investime që asnjëhere tjetër nuk ishin realizuar si në këtë katër vjecar, deputeti Vullnet Sinaj ka marre mbeshtetjen e banoreve se ne 25 prill vota do te jete per partine socialiste nga banorë edhe në Resulaj.