Mbyllet aerporti i Rinasit!
Ditën e sotme, punonjësit e “Albcontrol” kanë dalë në protestë duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit plotësimin e disa pikave të tyre lidhur me kushtet e punës.
Pas kaosit të krijuar në pikën e vetme hyrëse nga ajri në Shqipëri, për në Rinas u nis vetë ministrja Belinda Balluku, e cila pavarësisht negociatave me 65 punonjësit kontrollorë nuk mundi të gjente një “gjuhë të përbashkët” me ta. Ata kanë kërkuar nga Ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Mirëpo greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka sjellë rrjedhimisht edhe mbylljen e kullës së vrojtimit, duke penguar uljen e aeroplanëve në pistë. Një avion i nisur nga Athina ka qëndruar për rreth 30 minuta në ajër dhe më pas është kthyer pas për në Greqi që është nisur nga Greqia është kthyer pas.
Ndërsa nga “TIA” është njoftuar se avioni i “Air Albania” me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Ndërkohë që me pjesën tjetër të fluturimeve po procedohet sipas orareve të planifikuara. Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA) paralajmëroi që dje protestë pasi ishin të pakënaqur me trajtimin dhe kushtet e punës prej një viti, që nga fillimi i pandemisë, duke renditur të gjitha një më një ankesat e tyre.
Pritet që të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh në Aeroportin e Rinasit deri ditën e nesërme në orën 10:00.
Vitin e kaluar bordi i “AlbControl” i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.