Edi Rama: Ne kemi nje karakter që po sprovohet dhe ne këto momente kaq dramtatike jo vetëm për vendin por për mbarë shoqërinë me sfidën me të cilën na përball të gjithëve një pandemi që vjen njëherë në 100 vjet por edhe me sfidën që na përballi tëmreti katastrofik. Ne po luftojmë me durim dhe këmbëngulje luftën e nisur. Nuk ka ngjitje pa rezitencë dhe pa vendosmëri e pa lodhje. Ne e kemi të mundur që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tuaj, të ardhmen e të gjithë vendit. Shqipëria ka filluar që pak nga pak t’i vendosë në punë pasuritë e saj. Tepelena dikur ishte një vend ku ndalohej vetëm për të pirë pak ujë apo për tu furnizuar me karburant, sot është një destinacion.