Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një fermer në Divjakë. Basha ka bashkëbiseduar me fermerin në zetor, duke e shoqëruar atë në tokat bujqësore, teksa është njohur me shqetësimet e fermerit. Ky i fundit ka pranuar se subvencionet i duken ëndërr pasi në këto 8 vite qeveria nuk i ka mbështetur.
Basha i ka thënë se Rama ka dështuar në qeverisjen e vendit dhe bujqësia është një nga fushat që e ka ndjerë më së shumti keqmenaxhimin e qeverisë. Kur fermeri ka pyetur pse Ramës nuk vjen që t’i tregojë programin e PS-së, Basha ia kthehu menjëherë përgjigjen se kryeministri nuk bën dot debat me ata që quhen ‘Lulzim’.