Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u ka bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”.
Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.
Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990.
Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë.
Koreja e Veriut po ashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.