Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Yzberisht të kryeqytetit. I riu është qëlluar nga dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.
Policia njofton se 28-vjeçari Bruno Basha dhe 26 vjeçari Mario Basha, për motive banale, janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë 34 vjeçarin Valter Çela. Në konflikt është përfshirë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili mbeti i lënduar me sende te forta. Çela u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët.