• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Zgjedhjet”, Presidenti Meta letër drejtuar institucioneve kombëtare e ndërkombëtare

10/04/2021
in Aktualitet
0
Konflikti për godinën e FRD-së, Meta përgjigjet me dokumente

Pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i është drejtuar me një letër institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të marrë masat e duhura përgjatë periudhës  para dhe pas zgjedhore.

“Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror”, shkruan Meta.

Meta thekson se në këtë proces zgjedhor nuk duhet të ketë vetëm një përgjegjësi të lartë, por kërkon që legjislacioni në fuqi të zbatohet me rigorozitet.

Ai shton se duhet të merren masat e nevojshme për mbikëqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve po veprimeve që janë në kundërshtim të hapur me ligjin.

Letra e Plotë e Presidentit të Republikës Ilir Meta:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Lënda: Mbi nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Drejtuar:  ZOTIT GENTI GAZHELI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DOGANAVE

ZONJËS DELINA IBRAHIMAJ-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TATIMEVE

ZOTIT JONAID MYZYRI-KRYETAR I KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

ZONJËS REIDA KASHTA-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

ZOTIT ARTAN LAME-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I KADASTRËS

ZOTIT ADRIAN BYLYKU-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE

ZOTIT ARDI VELIU-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

ZOTI ELVIS KOÇI -DREJTOR I PËRGJITHSHËM I PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

ZOTIT AGIM ISMAILI-DREJTOR I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE

Tiranë

Në vëmendje të:ZOTIT ILIRJAN CELIBASHI- KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

ZOTIT ARBEN SHEHU

KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

-ZOTIT GENC SEJKO -GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË

-ZOTIT ERVIN METE -DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV I AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE

-ZONJËS JULIANA LATIFI

-KRYETARE E AUTORITETIT TË KONKURRENCËS

-ZONJËS ENKELEJDA MUÇAJ

-AVOKATE E PËRGJITHSHME E SHTETIT T

Për dijeni:  SH.T.Z. VINCENZO DEL MONACO

KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

SH.T.Z. LUIGI SORECA

AMBASADOR I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SH.T.ZNJ. YURI KIM

AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Tiranë

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore të njeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për të ndjekur edhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar,mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimit të mandatit prej Kuvendit të ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standardeve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet përgjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën,në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një eficiencë të plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur nërrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve. 

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të riskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi,etj,që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikëne Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janënë kundërshtim të hapurme ligjin, të kujtdo punonjësi,funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues,qëpërmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje tështuar, nëdrejtim të verifikimittëpërditshëm tëzbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që,për çdo veprim/mosveprim që përbën shkelje të ligjit, të ndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisë individuale administrative apo penale, çdo shkelës të ligjit.

Sinqerisht,                                                            

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 ILIR META

Tags: albanewsilir metaZgjedhjet e 25 prillit
Previous Post

Kriza në Rinas, nis seanca për tre kontrollorët e AlbControl

Next Post

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
S’ka marrëveshje me ministren Balluku/ Greva e punonjësve të ‘AlbControl’, MBYLLET aeroporti i Rinasit

Përfundon seanca, Gjykata e Tiranës cakton masën për tre kontrollorët e AlbControl

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Humb jetën fëmija 7-vjeç, nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • KQZ tregon si do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.