Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për një krizë të vështirë, pas paralajmërimeve nga grupet e të drejtave që vendi po përballet me mungesa të ushqimit dhe paqëndrueshmërisë ekonomike.
Ai madje e ka krahasuar me krizën që gjunjëzoi vendin në vitet ’90. Në atë periudhë humbën jetën 3 milion persona.
Korea e Veriut po përballet me një krizë që vjen nga shumë anë: nga sanksionet ndërkombëtare për programin e saj bërthamor, ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë; dhe shkëmbimet tregtare me Kinën janë bllokuar.
Në një konferencë të partisë së punëtorëve duke iu referuar kohës së krizës që goditi vendin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ai tha se të gjithë duhet të bëhen gati për një situatë të vështirë.
BBC raportoi se sipas Monitoruesve të të drejtave të njeriut, prej dy muajsh nuk vjen më asnjë ushqim nga Kina. Ka shumë lypës nëpër rrugë dhe disa banorë kanë vdekur nga uria. Një mungesë e madhe është dhe ajo e sapunit dhe kolinozit.