Klajdi Xibraku, një nga aksionerët e kompanisë “Masabi Fruits”, brenda konteinerëve të saj u gjetën 200 kg kokainë në Portin e Durrësit është vënë në pranga. Xibraku është paraqitur pranë Portit të Durrësit, për të zhdoganuar konteinerin me banane.
Por, pas kontrollit të konteinerit, është vënë re se në tavanin e tij ishin edhe 200 kilogramë kokainë, mbi pakot e të cilës ishte stampuar edhe fotoja e narkotrafikantit të famshëm Pablo Escobar. Për pasojë, Xibraku është vë në pranga.
Ortaku tjetër Erjon Peti është shpallur në kërkim. Ai foli pak më herët për Neës24, dhe tha se nuk kishin fare lidhje me drogën por që prej pesë vitesh merrnin fruta në njëjtën mënyrë. Hetimet vijojnë dhe janë në duart e SPAK.