Një makinë është djegur në aksin Cërrik-Gramsh pasditen e sotme. Dosja.al ka mësuar se mjeti ka qenë në ecje, dhe brenda tij ka pasur persona, në momentin që ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht njerëzit kanë shpatuar në kohë, ndërsa makina ka vijuar të digjet dhe është shkrumbuar tërësisht. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët.
Grupi hetimor gjithashtu është vënë në hetim të rastit, por ngjarja paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.