Krim në familje. Një 44-vjeçare nga fshati Burrim në Dibër vrau vjehrrën me thikë pas një debati në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë Miranda Markja 44-vjeçe qëlloi dike herë me thikë vjehrrën Naile Markja 74-vjeçe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, 44-vjeçarja është prangosur. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.