Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një i moshuar ka vrarë gruan e tij, djalin me aftësi të kufizuar dhe më pas çiftin e pronarëve të shtëpisë ku jetonte.
Vrasësi quhet Renzo Tarabella, 83 vjeç, ai vëzhgoi katër trupat për orë të tëra dhe më pas, kur karabinierët u shfaqën në derën e tij, në mes të natës, ai ktheu pistoletën gjysmë automatike 9X21 dhe qëlloi veten në gojë. Menjëherë u transportua për në spitalin Giovanni Bosco ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas La Stampa, ngjarja ndodhi menjëherë pas orës 3 të mëngjesit, kur karabinierët mbërritën në ndërtesën në Corso Italia, të paralajmëruar nga vajza e çiftit të moshuar që ishte vrarë. Ishte ajo që thirri karabinierët pasi, për orë të tëra, ajo pa sukses kishte provuar të vihej në kontakt me prindërit e saj.
Viktimat janë gruaja e Tarabella, Maria Grazia Valovatto, 79 vjeç dhe djali i çiftit, Wilson, 51 vjeç. Vrasësi i qëlloi duke i vrarë menjëherë. Osvaldo Dighera, 74 vjeç dhe gruaja e tij Liliana Heidempergher, 70 vjeç, një mësuese e shkollës fillore e cila kishte qenë në pension për shumë vite, u vranë më vonë.
Një i afërm i vrasësit, dhëndri, u tha gazetarëve se për ca kohë ai nuk kishte më marrëdhënie me Renzo Tarabella dhe familjen e tij: “Ata ishin mbyllur në vetvete.”
Investiguesit po punojnë për zbardhjen e masakrës që la të vdekur 4 persona, duke marrë në pyetje të afërm dhe fqinjë për të zbuluar më shumë detaje rreth motivit që e shtyu pensionistin të kryente këto vrasje.