Çipat e krijuar nga Elion Musk që ndihmojnë në funksionimit të trurit po bëhen real. Insider shkruan se Musk ka publikuar një video nga prova e funksionit të çipave të tij të vendosur në një majmun.
Majmuni është në gjendje që me një dorë të luaj një video-lojë, të cilën e kontrollon me tru. Kësaj teknologjie Musk ua ka vendosur emrin ‘ Neuralink’. në video përveç majmunit, i cili luan shpjegohet edhe mënyra se si çipi funksionon.
“Produkti i parë Neuralink do t’i mundësojë dikujt me paralizë të përdorë një smartphone me mendjen e tij më shpejt sesa dikush që përdor gishtat”, tha Musk.
Kjo teknologji është krijuar dhe programuar të vendosen të personat që janë të sëmurë dhe kjo mund të kurojë sëmundjet si Alzheimer, demenca dhe dëmtimet e palcës kurrizor.